‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Qendrim Publik i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë mbi transparencën e financimit të partive politike !
01/08/2015

 

Shkarko të Plotë Qendrimin Publik të KVV në .pdf


Procesi zgjedhor në një pjesë të konsiderueshme ka natyrë administrative. Përpos kësaj ka edhe pjesë të rëndësishme të tij që nuk janë tërësisht burokratikë.

Një prej tyre është drejtësia zgjedhore apo procesi ankimor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor. Një proces që u përfundua me miratimin e vendimeve për shpërndarjen e mandateve për Këshillat Bashkiakë nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për të tëra njësitë vendore.

 

Itinerari elektoral ka mbërritur në etapën finalizuese për Zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, në atë të transparencës financiare të fushatës zgjedhore prej subjekteve politike.

 

Transparenca financiare e fushatës zgjedhore është e lidhur ngushtë me parime të së drejtës si “barazia e armëve” apo parime të demokracisë si “garimi i ndershëm.

 

Këto parime shërbejnë si garanci në përpjekjen për të zgjedhur drejtues që nuk janë nën influenca financiare të jashtëligjshme, por në vendosjen e vullnetit të plebishitit.

Për këtë shkak transparenca e shpenzimeve dhe të ardhurave të partive politike përbën një pjesë jo vetëm burokratike të procesit zgjedhor, i cili duhet theksuar se është në vetvete më shumë sesa thjesht nxjerrja e shumatoreve të fletëve të votimit nga tërë kutitë zgjedhore në rang vendi.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, e ka ngritur problematikën e transparencës financiare të partive politike në vijësimi, që prej Reformës Zgjedhore të vitit 2012, duke i bërë thirrje operatorëve zgjedhorë që të tregojnë një kujdes të veçantë në këtë pikë si dhe një tolerancë zero përballë mozbatimit të ligjit.

 

Fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë në opinionin publik dhe prej organizmave monitorues janë kritikuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria.

Kjo është shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve financiare ku janë mbështetur këto fushata zgjedhore.

 

Mungesa e transparencës financiare prej vetë subjekteve zgjedhore, mos efikasiteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucioni përgjegjëse dhe niveli tejet i ulët i zbatimit të ligjit, i kanë forcuar pikëpyetjet dhe shqetësimin mbi financat e subjekteve zgjedhore.

 

Në periudhën e regjimit elektoral, periudhën zgjedhore, që parapriu Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit 2015, një shqetësim që u ngrit gjerësisht nga aktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë ishte dekriminalizimi i kandidatëve dhe i të zgjedhurve të ardhshëm për pushtetin vendor. Një frymë që me të drejtë i adresohej një shqetësimi madhor, por ishte e pabazuar në rregullimin që bën aktualisht legjislacioni zgjedhor shqiptar.

 

Kartat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi standartet zgjedhore, të trupëzuara më së shumti edhe në Kodin Zgjedhor bashkë me Ligjin për Partitë Politike, parashikojnë një mekanizën që përpiqet të garantojë zgjedhje demokratike dhe të ndershme.

Mekanizmi që rreket të sigurojë garanci për mos zhvillimin e fushatave të kushtueshme dhe për të mbajtur larg figurat e inkriminuara, është bërja transparente e financave të partive politike.

 

Kontrolli financiar i partive politike shqiptare vuan prej një niveli të lartë moszbatimi dhe mosrespektimi të ligjit.

1)Mosdorëzimi në kohë dhe i plotë i raporteve vjetore vetëdeklaruese të financave prej partive politike; 2)auditimi jo profesional dhe jo i plotë i ekspertëve kontabël të caktuar për auditimin e shpenzimeve; dhe 3)mos marrja e masave administrative dhe mos investimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollimin e financave, janë tre pikat më nevralgjike të mosfunksionimit të kontrollit financiar.

 

Vetë ligji financiar është në përpjekje të vazhdueshme për t’i qendruar dinamikës që ka natyrshëm kjo sferë. Më e theksuar bëhet kjo përpjekje kur bëhet fjalë për financat partike, të cilat prekin ndjeshmëri dhe influenca të forta shoqërore.

Legjislacioni shqiptar duhet thënë se ka mangësi dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme, ashtu sikundër duhet pranuar se kuadri ligjor në fuqi është i mjaftueshëm për të bërë transparencën e financimit të partive politike.

 

Përsa është vëzhguar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reflekton një mospërmbushje të detyrave dhe kompetencave të tij si institucioni të cilit i ngarkohet transparenca financiare e partive politike.

Kjo vihet re në rastet e raportuara si pjesë e punës vjetore në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat nuk i reklamon si shkelje dhe nuk ndërmerr asnjë masë ndëshkimore.

Edhe në rastet kur gjendet i informuar për parregullsitë në financat e partive politike që evidentohen prej raporteve të auditimit të ekspertëve kontabël, KQZ vazhdon të qëndrojë inaktiv duke i vlerësuar përfundimet e raporteve si pa vërejtje.

 

Kjo traditë e krijuar dhe ecuri që vazhdon të vihet re, e ka shndërruar realisht kontrollin financiar të partive politike në një vetëdeklarim sipas vullnetit, dhe traditë ligjore të pëlqyeshme.

Një traditë ligjore që po rezulton, së pari, të zhbëjë në ndjeshmërinë e opinionit publik rëndësinë madhore të vetë çështjes së financave si një burokraci apo teknikalitet minor.

Së dyti, është bërë pengues i çdo nisme reale për të rritur zbatimin e ligjit dhe më tej për të përmirësuar vetë kuadrin ligjor për t’u përballur me sfidat e kohës.

 

Si një aksion organizatash me objekt zhvillimin e demokracisë në vend, KVV bën publik qendrimin e tij në lidhje me situatën e transparencës financiare të partive politike për vitet 2013 dhe 2014, duke ofruar një analizë të kuadrit ligjor, nivelin e mozbatimit të ligjit dhe handikapet e vërejtura si dhe një set rekomandimesh të nevojshme që duhen ndërmarrë sa më parë nga KQZ-ja për auditimin e financimit të partive për këto zgjedhje, apo edhe të tjera që mund të adresohen më vonë nga legjislatori.

 

 

Në këtë gjendje të transparencës së financave të partive politike, diskutimet për parime dhe vlera shumë të rëndësishme si dekriminalizimi i politikës, barazia në garimin elektoral, informimi i publikut, mbesin në kuadrin e keqpërdorimit politik dhe intelektual pa asnjë produkt në të mirën publike.

 

 

Më poshtë gjeni përmbajtjen e dokumentit. Për dokumentin e plotë klikoni KETU .

 

 

 

I. DOMOSDOSHMËRIA E TRANSPARENCËS MBI BURIMET E FINANCIMIT TË PARTIVE POLITIKE

 

 

 

II. KUADRI LIGJOR; MOSZBATIMI I LIGJIT DHE HANDIKAPE TË VËREJTURA


 

A.  Transparenca financiare

 

 

A1. Vetëdeklarimi i raporteve financiare

 

 

A2. Auditimi i raporteve financiare vjetore

 

 

A3. Auditimi i raportit financiar të fushatës zgjedhore

 

 

A4. Procesi i Verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

 

A5. Sanksionet e parashikuara në moszbatimin të ligjit

 

 

 

B.  Fondet publike për partitë politike

 

 

B1. Lëvrimi i fondeve publike paradhënie për fushatën zgjedhore

 

 

B2. Shpërndarja e fondeve publike për fushatën zgjedhore

 

 

B3. Fondit publike vjetore për partitë politike

 

 
 

 

C.  Fondet jo-publike për partitë politike

 

 

 

D.  Handikape të vërejtura

 

 

D1. Kuotat e anëtarësisë

 

 

D2. Mbështetja financiare autonome

 

 

D3. Regjistrimi i dy subjekteve zgjedhore nga Kolegji Zgjedhor

 

 
 

 

III. PARREGULLSI TË EVIDENTUARA NGA AUDITËT

 

 

A. Raportet e Auditit për fushatën elektorale në Zgjedhjet e 23 Qershorit 2013

 

 

A1. Problematikat me raportet

 

 

B.  Raporte financiare vjetore dhe të auditimit të partive për vitet 2013 dhe 2014

 

 
 

 

IV. ROLI DHE QENDRIMI I KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

 

 

a) Mosmarrje e masave administrative nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

 

b) Pavërtetësi në pasqyrimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

 

 

c) Argumentim jo ligjor në Raportin e Punës për vitin 2014

 

 

d) Mospasqyrimi i punës për auditimin e financave për fushatën zgjedhor të vitit 2013

 

 

e) Tryeza teknike për financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore

 

 
 

 
 

V.  REKOMANDIME

 
 

 

A.  Rekomandime afatshkurtër

 

 

1. Kontrolli i raporteve të auditimit prej KQZ-së

 

 

2. Strukturë e specializuar në KQZ për financat e partive

 


3. Baza ligjore në punën e ekspertëve kontabël për auditimin e partive politike

 

 

4. Shpenzimet e subjekteve zgjedhore para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore

 

 

5. Periudha e auditimit të financave zgjedhore

 
 
 

 

B.  Rekomandime afatgjatë

 

 
 

1. Llogaria bankare transparente

 

 

2. Caktimi me detyrim i ekspertëve kontabël

 

 

3. Konflikti i interesit për donatorët e fushatave zgjedhore

 

 

4. Financimi si mbështetje autonome

 
 
 

5. Kuotizacionet e partive politike

 
 
 

6. Financat për fushatat zgjedhore të kandidatëve të forcave politike për Organet Qeverisëse Lokale si dhe për deputet të Kuvendit në zgjedhjet parlamentare

 
 
 

7. Kostot e auditimit të financave të partive politike

 


Tiranë, më 1 Gusht 2015!


NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore