‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Shteti Shqiptar të reagojë ndaj burgimit politik të mbrojtësit të të drejtave të njeriut prej Qeverisë së Azerbajxhanit !
25/04/2015

L E T Ë R   E   H A P U R


Shkarko Letrën e Hapur të Plotë në .pdf


Drejtuar:          Presidentit të Republikës së Shqipërisë

SH.T.Z.  Bujar NISHANI

 

Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

SH.T.Z.   Ilir META

 

Kryetarit të Këshillit të Ministrave

SH.T.Z.   Edi RAMA

 

Ministrit të Jashtëm

Z. Ditmir BUSHATI

 

Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë

 

Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

 

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

 

Partive Politike Parlamentare

 

Për Dijeni:        Misionit të OSBE

 

Delegacionit të Bashkimit Europian

 

Zyrës së Këshillit të Europës

 

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

 

Përfaqësive të tjera diplomatike në Republikën e Shqipërisë

 

Opinionit Publik

 

Lënda:               Kërkesë për të reaguar lidhur me burgimin politik

të mbrojtesit të të drejtave të njeriut z. Anar MAMMADLI nga autoritetet e Azerbajxhanit.

 

Të nderuar Zonja / Zotërinj !

 

Organizatat Drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV), Shoqata për Kulturë Demokratike dhe KRIIK Albania, si organizatat lider në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri, janë anëtare të Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (European Network of Election Monitoring Organizations – ENEMO) (një rrjet prej 22 organizatash të shoqërisë civile që mbështetin zhvillimet demokratike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset politike, nga 17 vende të Europës Qëndrore e Lindore, si dhe të Azisë Qëndrore, përfshirë edhe tre vende anëtare të Bashkimit Europian) dhe janë zgjedhur gjithashtu si anëtare të Sekretariatit Drejtues të këtij rrjeti respektivisht në dy Asambletë e fundit të tij.

 

Më datë 14 Prill 2015, ENEMO publikoi një Deklaratë ku iu kërkoi në mënyrë të përsëritur autoriteteve të Azerbajxhanit, që të lirojnë nga burgimi politik Z. Anar Mammadli, Kryetar i “Qendrës për Vëzhgim Zgjedhjesh dhe Studime të Demokracisë” (EMDS), një organizatë joqeveritare nga Azerbajxhani, anëtare e ENEMO[1]-s.

Z. Mammadli u arrestua më 16 Dhjetor 2013 menjëherë pas publikimit të raportit të vëzhgimit të organizatës së tij, ku denoncoheshin shkelje dhe manipulime gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet Presidenciale të 9 Tetorit 2013 në Azerbajxhan dhe u dënua me 5,5 vjet burg, pavarësisht protestave nga organizmat ndërkombëtarë[2].

 

Amnesty International e konsideron z. Anar Mammadli të burgosur të ndërgjegjes për shkak të ushtrimit legjitim të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit, dhe bën thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar[3], ndërkohë që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) i ka dhënë çmimin Václav Havel për të Drejtat e Njeriut në Shtator 2014.

 

Duke marrë shkas nga kjo Deklaratë e ENEMO-s, të cilën KVV e mbështet plotësisht, si dhe duke e konsideruar këtë rast si një precedent të rrezikshëm për garantimin e lirisë së shprehjes, të lirisë së grumbullimit dhe të qëndrimit kritik të shoqërisë civile, veçanërisht lidhur me standardet e zhvillimit të zgjedhjeve, përgjatë procesit të ndërtimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendet në tranzicion

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon nga JU si përfaqësuesit më të lartë të Shtetit Shqiptar që të bëheni pjesë e qëndrimit të organizmave më të rëndësishëm ndërkombëtarë, dhe nëpërmjet mekanizmave institucionalë e diplomatikë në dispozicion, të ushtroni ndikimin e duhur si dhe t’u bëni thirrje Autoriteteve të Azerbajxhanit që të lirojnë në mënyrë të menjëhereshme nga burgu, mbrojtësin e të drejtave të njeriut z. Anar Mammadli, si dhe të ndalojnë shtypjen e organizatave të shoqërisë civile në përmbushje të angazhimeve ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Duke besuar fort në angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, Lutemi gjeni bashkëlidhur Deklaratën e ENEMO.

 

Me konsideratë,

 Për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë

 

Përfaqësuesit e organizatave Drejtuese

 

             Gerta META                                 Premto GOGO                           Rajmonda PRIFTI

        Drejtore Ekzekutive                                 Kryetar                                  Drejtore Ekzekutive

Shoqata për Kulturë Demokratike        Shoqata KRIIK Albania         Shoqata për Gratë e Fëmijët

 



[1] Më datë 28 Maj 2014, ENEMO ka publikuar një tjetër Letër Mbështetëse. Për më shumë tek: http://enemo.eu/Letter%20of%20support%20of%20ENEMO%20members%20from%20Azerbaijan_28.05.2014.pdf.

[2] Në një deklaratë të përbashkët të bërë publike në Sesionin e Janarit 2014 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (Parliamentary Assembly of the Council of Europe - PACE), anëtarë të Parlamentit nga vendet anëtare të Këshillit të Europës gjithashtu i kanë bërë thirrje autoriteteve të Azerbajxhanit të lirojnë z. Anar Mammadli nga paraburgimi. Gjeni deklaratën në: http://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-DocDetails-EN.asp?fileid=20469&lang=EN&search=YXplcmJha%C3%8BphbnxzZXNza%C3%8B9ucGFydF9zdHJfZ%C3%8B46IjIwMTQgLSBGaXJzdCBwYXJ0LXNlc3Npb24i.



Tiranë,  më 25 Prill 2015!


==================================================

Lexo Deklaratën e plotë të ENEMO-s këtu ose shko tek: www.enemo.eu 


==================================================

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore