‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nis vëzhgues për monitorimin e Zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare të 26 Tetorit në Ukrainë!
20/09/2014

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Më datë 26 Tetor 2014 mbahen Zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Ukrainë, të cilat janë shumë të rëndësishme për demokracinë e saj.

 

Në mbështetje të këtij procesi si dhe për përmbushjen e vullnetit të lirë të qytetarëve të Ukrainës, përmes një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm, 4 aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë  janë bërë pjesë e Misionit të Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO-s.

 

Dy prej organizatave drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, organizata KRIIK Albania dhe Shoqata për Kulturë Demokratike, si anëtare të Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO), përfaqësohen në këtë Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi nëpërmjet katër aktivistëve të vet, të cilët do të jenë Vëzhguesve Afatgjatë për dy muajt në vazhdim.

 

Aktualisht ENEMO ka akredituar 57 Vëzhgues Afatgjatë duke shënuar kështu Misionin e parë Ndërkombëtar të Vëzhgimit të instaluar në Ukrainë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.

 

Misioni i Vëzhgimit të ENEMO-s publikoi më datën 17 Shtator deklaratën e parë të tij, të cilin e gjeni ketu.

 

Për të ndjekur në vijim informacionet e publikuara nga Misioni i ENEMO-s ndiqni website: http://www.enemo.eu/, si dhe faqen e facebook: https://www.facebook.com/pages/ENEMO-The-European-Network-of-Election-Monitoring-Organizations/430957566960421

 

Misioni i Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Ukrainë, mbështetet nga Instituti Demokratik Amerikan për Çështjet Ndërkombëtare, USAID, Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut e Departamentit të Shtetit - SHBA, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kiev, si dhe Fondi i Zhvillimit Europian të BE-së.

-------------------------------------------------------------

 

Reth ENEMO-s

 

Rrjeti Europian i Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO) është një Rrjet Ndërkombëtar Organizatash Jo-Qeveritare themeluar më 29 Shtator 2001 në Opatija, Croaci.

 

Rrjeti është i përbërë nga 20 Organizata Lider të vëzhgimit në vendet e tyre nga 17 vende të Europës Qendrore e Lindore dhe të Azisë Qëndrore, përfshirë edhe tre vende anëtare të Bashkimit Europian.

 

 

 

ENEMO mbështet përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për promovimin e demokracisë në rajon, duke vlerësuar mjedisin politik e atë zgjedhor, si dhe duke ofruar raporte të kujdesshme e të paanshme vëzhgimi.

 

 

 

Misionet Ndërkombëtare të Vëzhgimit të ENEMO-s përdorin kriteret dhe standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve demokratike për të vlerësuar procesin elektoral si dhe kuadrin ligjor të vendit pritës.

 

 

 

ENEMO dhe të gjitha organizatat anëtare të saj kanë pranuar dhe nënshkruar Deklaratën e vitit 2005 të Parimeve mbi Vëzhgimin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, si dhe Deklaratën e Parimeve Globale për Vëzhgimin dhe Monitorimin Jo-Partizan të Zgjedhjeve nga Organizatat Qytetare.

 

Çdo vëzhgues i ENEMO ka nënshkruar Kodin e Sjelljes për Vëzhguesin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve.

 

 

 

Organizatat anëtare të ENEMO-s kanë monitoruar më shumë se 200 zgjedhje kombëtare dhe kanë trajnuar më shume se 200,000 vëzhgues.

 

Deri më tani, ENEMO ka organizuar 20 Misione Ndërkombëtare Vëzhgimi të Zgjedhjeve në shtatë vende: Shqipëri (Zgjedhjet Parlamentare 2005); Gjeorgji (Zgjedhjet e Parakohshme Presidenciale 2008); Kazakistan (Zgjedhjet Presidenciale 2005); Moldavi (Zgjedhjet Parlamentare 2009); Kosovë (Zgjedhjet Vendore 2009, Zgjedhjet Parlamentare 2010, Zgjedhjet Vendore 2013); Kirgistan (Zgjedhjet Presidenciale 2005, Zgjedhjet Parlamentare 2005, Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2007, Zgjedhjet Presidenciale 2009 dhe Zgjedhjet Parlamentare 2010); dhe Ukrainë (Zgjedhjet Presidenciale 2004, Zgjedhjet Parlamentare 2006, Zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë në Chernihiv, Kirovograd dhe Poltava në vitin 2006, Zgjedhjet Parlamentare 2007, Zgjedhjet Presidenciale 2010, Zgjedhjet Parlamentare 2012, Zgjedhjet e Përsëritura Parlamentare në pesë rajone në vitin 2013, si dhe Zgjedhjet e Parakohshme Presidenciale të 25 Majit 2014).




NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore