‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë vëzhgon Zgjedhjet e parakohshme Presidenciale të 25 Majit në Ukrainë!
24/05/2014

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Nesër më datë 25 Maj 2014 mbahen Zgjedhjet e parakohshme Presidenciale në Ukrainë, të cilat kanë rëndësi jetike për të ardhmen e demokracisë së saj.


Në mbështetje të këtij procesi si dhe për përmbushjen e vullnetit të lirë të qytetarëve të Ukrainës, përmes një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm, 47 aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë  janë bërë pjesë e Misionit të Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO-s.


Dy prej organizatave drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, organizata KRIIK Albania dhe Shoqata për Kulturë Demokratike, si anëtare të Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO), bënë të mundur dërgimin e 6 Vëzhguesve Afatgjatë dhe 41 Vëzhguesve Afat-shkurtër, nga 382 vëzhgues të akredituar nën logon e ENEMO-s për zgjedhjet e ditës së nesërme.

 

Zgjedhjet e 25 majit do të monitorohen nga  një numër prej 3305 vëzhguesish nga 20 Organizata Ndërkombëtare si edhe nga 302 vëzhgues të tjerë (individë) nga 19 Vende të Huaja.

 

Misioni i Vëzhgimit të ENEMO-s do të publikojë të nesërmen e Ditës së Zgjedhjeve, Deklaratën Paraprake të Gjetjeve, si dhe brenda dy muajve Raportin Final të Vëzhgimit.


Për të ndjekur informacionet e publikuara nga Misioni i ENEMO-s ndiqni website: http://www.enemo.eu/, si dhe faqen e facebook: https://www.facebook.com/pages/ENEMO-The-European-Network-of-Election-Monitoring-Organizations/430957566960421 .


Misioni i Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO për Zgjedhjet e Parakohshme Presidenciale në Ukrainë, mbështetet nga Instituti Demokratik Amerikan për Çështjet Ndërkombëtare, USAID, Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut e Departamentit të Shtetit - SHBA, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kiev, si dhe Fondi i Zhvillimit Europian të BE-së.


-------------------------------------------------------------

ENEMO është një grupim prej 21 organizatash jofitimprurëse prej 17 vendesh të ish Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Qëndrore e Lindore.

Këto OJF janë organizatat drejtuese vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve në vendet e tyre.

Në total, organizatat e përfshira në këtë rrjet kanë vëzhguar mbi 200 raunde zgjedhjesh në vendet e tyre të origjinës dhe 110 raunde jashtë tyre; duke trajnuar e angazhuar mbi 200.000 vëzhgues.

ENEMO mbështet përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për ndërtimin dhe forcimin e demokracisë në vendet e ish-bllokut komunist të rajonit të OSBE-së, duke vlerësuar mjedisin politik e zgjedhor si dhe duke ofruar raporte të kujdesshme e të paanshme vëzhgimi mbi zgjedhjet.

Misionet ndërkombëtare vëzhguese të ENEMO-s vlerësojnë procesin elektoral duke u bazuar në standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike e të ndershme, bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin e vendit zgjedhjet e të cilit vlerësohen.

Për më shumë mbi ENEMO: http://www.enemo.eu/ .


NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore