‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Reforma Administrativo-territoriale dhe Reforma Zgjedhore; domosdoshmëri për një proces konsensual, gjithëpërfshirës dhe transparent!
03/02/2014

D E K L A R A T Ë


Shkarko Deklaratën e Plotë në .pdf 


Në bazë të Kodit Zgjedhor, duke qenë se mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron më datën 15 shtator 2015, data e mundshme e Zgjedhjeve të ardhshme Lokale është data 21 ose 28 Qershor 2015.

 

Në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të miratuar nga Komisioni për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) i Këshillit të Europës, paraqiten Parimet bazë të trashëgimisë elektorale Evropiane si dhe Kushtet për zbatimin e këtyre parimeve mbi të cilat ndërtohen dhe vlerësohen standardet e zhvillimit të proceseve zgjedhore.

 

Një nga kushtet ka të bëjë me “Nivelet normative dhe qëndrueshmërinë e të drejtës zgjedhore”, dhe pikërisht në pikën b të saj përcaktohet se: b. Elementët themelorë të së drejtës zgjedhore, dhe, në veçanti, të sistemit zgjedhor, përbërjes së komisioneve elektorale, dhe hartimit të kufijve të zonave zgjedhore, nuk duhet të ndryshohen më pak se një vit përpara zgjedhjeve, ose duhet të shkruhen në kushtetutë ose në një dokument ligjor të një niveli më të lartë se legjislacioni i zakonshëm.”

 

Nisur pikërisht nga sa rekomandon Komisioni i Venecias dhe Kodi Zgjedhor, Reforma Zgjedhore dhe ajo për ndarjen Administrativo-territoriale duhet të mbyllen përpara mesit të qershorit 2014.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) vlerëson gatishmërinë e forcave kryesore politike të mazhorancës dhe opozitës për të ndërmarrë këto dy reforma si dhe vullnetin e përbashkët të shprehur në Konferencën Kombëtare  të organizuar nga KVV “Shoqëria civile dhe Demokracia në Shqipëri; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm”, më 26 Nëntor 2013.

 

Koalicioni nxit forcat kryesore politike ta çojnë përpara këtë vullnet të shprehur për përmbyshjen e këtyre reformave sa më parë dhe në kohë, duke u ngritur mbi interesat e ngushta partiake dhe duke e bërë këtë proces konsensual, sa më gjithëpërfshirës dhe sa më transparent.

 

Një reformë administrative e plotë dhe e qëndrueshme kërkon domosdoshmërisht bashkëpunimin e të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit dhe të vetë qytetarëve.

Vonesa në nisjen e këtij procesi është e pajustifikueshme nëse pikënisja do të jetë veç interesi madhor i vendit dhe i qytetarëve, madje kjo vonesë afekton drejtëpërsëdrejti reformën që duhet ndërmarrë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

KVV u bën thirrje drejtëpërsëdrejti krerëve të partive kryesore të mazhorancës dhe opozitës që të ulen së bashku dhe të gjejnë vullnetin e duhur për të ndërmarrë sa më parë këto reforma si dhe të tjera të domosdoshme për stadin zhvillimor të vendit dhe sfidave më të cilat përballet e ardhmja e tij.

 

Gjithashtu, KVV nxit forcat politike që të nisin paralelisht edhe reformën zgjedhore përpara përfundimit të asaj administrative, si një mënyrë për t’i bërë këto procese më rezultative dhe sa më pak politike.


Tiranë, më 3 Shkurt 2014!

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore