‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





“Shoqëria civile dhe Demokracia në Shqipëri; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm”
22/11/2013

K O N F E R E N C Ë

 

Shkarko programin e Konferencës në .pdf


Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë si një ndër aktorët e qëndrueshëm në monitorimin e proceseve zgjedhore, nisur nga gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve vendas dhe të huaj, ditën e Martë datë 26 Nëntor 2013, ora 09.00, pranë Hotel Tirana International, salla Consortium organizon konferencën:

 

“Shoqëria civile dhe demokracia në Shqipëri;

Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm”

 

Konferenca kërkon të nxisë aktorët politikë për të nisur sa më parë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse si dhe të evidentojë rolin dhe kontributin që mund dhe duhet të ofrojnë aktorët e shoqërisë civile me synim realizimin e një reforme sa më të plotë dhe ndërtimin e një kuadri ligjor sa më të qëndrueshëm.

 

Konferenca do të mbledhë individë dhe organizata të shoqërisë civile si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm vendas dhe të huaj, të interesuar për zhvillimin sa më parë të kësaj reforme.

 

Konferenca është e hapur në veçanti për të gjithë ata aktorë të cilët duan të ofrojnë kontributin e tyre konkret për përmirësimin e aspekteve të veçanta të procesit zgjedhor, si dhe synon të nxisë më tej artikulimin e zërave të aktorëve të shoqërisë civile nëpërmjet diskutimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit në grupe punë të veçanta për të ofruar në vazhdimësi kontribute dhe produkte konkrete ndaj aktorëve politikë për realizimin e standarteve më të mira të procesve zgjedhore në respekt total të të drejtave dhe të vullnetit të qytetarëve.

Nëse ju apo institucioni juaj do të kontribuojë në këtë proces tejet të rëndësishëm, jeni të ftuar të bëheni pjesë e kësaj konference.

Konferenca do të transmetohet në kohë reale ne faqen e internetit të Koalicionit (www.zgjedhje.al) si dhe në faqen e KVV-së në facebook: https://www.facebook.com/CoalitionOfDomesticObserversAlbania .

Realizimi i Konferencës mbështetet financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, OSFA Soros dhe Fondacioni Kombëtar për Demokraci – SHBA (National Endowment for Democracy / NED - USA).

KONFERENCA DO TE JETE NE SHQIP DHE ME PERKTHIM SIMULTAN NE ANGLISHT.

 

Për të konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Konferencë apo për informacione të mëtejshme lutemi kontaktoni deri më datën 25 Nëntor në adresat:

Email:   info@zgjedhje.al

info@kriik-alb.org

Tel: + 355 (0) 4 22 45 078

Cel: + 355 (0) 67 38 90 174;

       + 355 (0) 69 24 69 393;

       + 355 (0) 68 20 39 297;

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore