‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





DEKLARATË PËR SHTYP 4
Bordi i Monitorimit të Medias dhe vendimmarrja e KQZ-së

23/04/2011

Shkarko .pdf Shkarko .pdf
 
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u njoh me vendimin e marrë sot nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për lejimin e kasetave filmike nga shtabet elektorale të kandidatëve.
Ky vendim erdhi pas propozimit të bërë nga Bordi i Monitorimit të Mediave më datë 21.04.2011, në kapërcim të kompetencave të tij, të cilat, sipas nenit 85 pika 1 të Kodit Zgjedhor, shtrihen vetëm në “monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.
 
Koalicioni ka publikuar më datën 14 Prill 2011 një deklaratë mbi rolin dhe standardet që duhet të ndjekin mediat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore, ku ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me kasetat e përgatitura të subjekteve elektorale që i’u imponohen mediave televizive për t’i transmetuar në edicionet e tyre informative.
 
Kodi Zgjedhor shprehet qartë në lidhje mënyrën e pasqyrimit të fushatës elektorale në mediat televizive, e, posaçërisht, në edicionet informative të tyre.
Pavarësisht synimit të këtij vendimi të KQZ-së, për të siguruar një mbulim të barabartë për subjektet elektorale nga të gjithë operatorët televizivë, edhe në rast të “pamundësisë së mbulimit me resurset e veta”, ky vendim është i paplotë përsa kohë ai nuk detyron qartë partitë dhe, në veçanti, kandidatët në garë që paraprakisht të njoftojnë dhe të lejojnë operatorët televizivë në takimet e tyre elektorale.
Koalicioni, gjithashtu, shpreh rezerva për bazën ligjore dhe llojin e këtij vendimi, pasi ai del mbi dispozitat e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
 
Koalicioni i bën thirrje organeve të administrimit të zgjedhjeve e në veçanti Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që në punën dhe misionin e tyre të mos orientohen nga dëshirat apo imponimet politike që mund t’i vijnë nga kandidatët në garë.
 
Gjithashtu, Bordi i Monitorimit të Medias duhet të përmbushë detyrën dhe funksionin e parashikuar nga ligji duke vepruar në mënyrë jopartizane dhe jopolitike.
 
Tiranë, më 23 Prill 2011
NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore