‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Seri tryezash te rrumbullaketa mbi zgjedhjet
05/05/2013

Në kuadër të aksionit për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të 23 Qershorit 2013, KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë nisin serine e tryezave të rrumbullakta me temë:

 

Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së procesit politik në Zgjedhjet Parlamentare të 2013”

Ne keto tryeza do te diskutohet mbi elementë të procesit zgjedhor 2013, aksioni që po ndërmerret nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV)  për vëzhgimin e tij, mundësitë konkrete për angazhim të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve, dhe mënyra praktike se si organizatat e shoqërisë civile dhe grupimet qytetare mund të përdorin mediat sociale për të nxitur angazhimin e qytetarërve në çështjet të cilat mbulojnë.

KRIIK dhe KVV ju ftojnë të merrni pjesë në këtë tryezë me bindjen se pjesëmarrja dhe diskutimet tuaja në këtë aktivitet do të jenë një mbështetje dhe kontribut me shumë vlerë për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor dhe në jetën demokratike . 

 

Kalendari i realizimit të tryezave të rrumbullakta:

1.      Ditën e Hënë datë 6 Maj 2013, në qytetin e Vlorës prane Hotel “Vlora Internacional”, ora: 9.00

Qendra Rinore Vlorë

Tel. +355 33 203 064
mail: vlorayouthcenter@gmail.com

 

2.      Ditën e Martë datë 7 Maj 2013, në qytetin e Durrësit pranë Qëndrës për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC), lagjia.11, rruga: A.Serreqi, përballë shkollës speciale PLM, Durrës, ora 9.00.

 

Qëndra përZhvillimin e Shoqërisë Civile - Durrës (CSDC)

Tel.  +35568 26 29 527  / 052 23 24 40
mail: csdcdur@icc-al..org

 

3.      Ditën e Mërkurë datë 8 Maj 2013, në qytetin e Korcës pranë Hotel “Grand” salla Asdreni, ora: 9.00.

 

Qëndra përZhvillimin e Shoqërisë Civile - Korcë (CSDC)

Tel.  +35568 30 67 440
mail: csdckor@icc-al.org

 

Për informacione ose për t'u bërë pjesë e tryezës kontaktoni në adresën e mëposhtme.

Emailinfo@kriik-alb.org 

Tel: + 355 (0) 4 22 45 078
Cel: +355 (0) 67 38 90 174

 

                   P R O G R A M I


9.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve. 

9.30-10.30 Fjala e hapjes 

  • E drejta e votës dhe pjesëmarrja qytetare. 
  • Proceset zgjedhore, transparenca, llogaridhënia dhe shoqëria civile. 
  • Kodi aktual zgjedhor, avantazhe dhe disavantazhe. 
  • Aspekte të proceseve zgjedhore që duhen patur në vëmendjen e qytetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile dhe më gjerë. 
  • Media dhe procesi zgjedhor. 

Diskutime 

10.30 – 11.00 - Aksione konkrete të shoqërisë civile në nivel lokal. 

  • Aksioni i Koalicioni të Vëzhguesve Vendorë (KVV), synimi, metodologjia dhe përfshirja e aktorëve të tjerë në të . 
  • Website "www.zgjedhje.al" si një pikë e përqëndruar informacioni mbi zhvillimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Si funksionon, si mund të bëheni pjesë dhe si mund të përdoret nga OJF-të lokale anëtare ose jo të KVV-së. 
  • Diskutime, propozime mbi mundësinë e koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta. 


11.00 – 11.15 Pushim kafe. 

11.15 – 11.45 Roli i medias së pavarur në fuqizimin e aktiviteteve të shoqërise civile. 

Pjesa e parë (me përkthim konsekutiv nga gjuha angleze) 

  • Qasje krahasimore me situatën në SHBA; rasti i Qëndrës së Punëtorëve të Vermontit. 
  • Aktiviteti i QPV-së; të drejtat e njeriut si kornizë reference e lëvizjeve të shoqërisë civile.  
  • Përdorimi i mediave të pavarura si një pjesë jetësore e ndërtimit të një lëvizjeje. 

Samuel Nelis, Vermont Workers Center – SHBA 

11.45- 13.00 Përdorimi i mediave sociale për nxitjen e angazhimit qytetar. 

Pjesa e dytë – Workshop (në anglisht) 

  • Karakteristikat e medias që synon ndërtimin e një lëvizje qytetare përkundër medias klasike; rëndësia e përdorimit të medias për ndërtimin e rrjeteve të shoqërisë qytetare, si lidhet media me lëvizjet civile. 
  • Përdorimi i medias drejt pasqyrimit të historive të njerëzve, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. 

Samuel Nelis, Vermont Workers Center – SHBA 

13.00 Mbyllja e aktivitetit.


Aktivitetimundësohet me mbështetjen financiare të FondacionitKombëtar për Demokraci – SHBA National Endowment for Democracy – NED (USA)

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore