‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





DEKLARATË PËR SHTYP 1
01/01/1970

Shkarko .pdf Shkarko .pdf

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në vazhdimësi të monitorimit dhe kontributit të tij për përmirësimin e standarteve të procesit elektoral, në veçanti fushatës elektorale të nisur zyrtarisht më datë 8 prill 2011, konstaton me shqetësim se në ditët e para të zhvillimit të saj kanë ndodhur sërish incidente e konflikte të rënda mes militanteve e përfaqësuesve të partive politike, ngjarje që po rrisin artificialisht tensionin dhe dëmtojnë rëndë imazhin, klimën dhe natyrën administrative të këtyre zgjedhjeve.

Situata të tilla konfliktuale kompromentojnë në të njëjtën kohë angazhimin publik të subjekteve garuese, për ndërmarrjen e hapave konkretë për rritjen e besimit midis palëve dhe realizimin e një procesi me standarte.

Në këto kushte, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i kërkon partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, e në veçanti dy liderëve të dy partive më të mëdha, z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama, të dënojnë publikisht e rast pas rati të gjitha këto incidente provokuese dhe të sigurojnë qytetarët se fushata dhe procesi i zgjedhjeve të 8 Majit do të zhvillohet në një klimë të qetë dhe demokratike, larg dhunës dhe presionit ndaj verdiktit dhe vullnetit të votuesve shqiptarë, e në veçanti të mbështesin dhe nxisin pjesëmarrjen dhe votën e pjesës jo-militante e jo-partiake të votuesit shqiptar.

Koalicioni konstaton me shqetësim se në një pjesë të madhe të njësive vendore ende nuk janë shpallur vendet ku do të afishohen materialet propagandistike të subjekteve elektorale, ndaj i bën thirrje të gjithë Kryetarëve të Njësive Vendore, që në zbatim të nenit 79 të Kodit Zgjedhor,  të marrin vendim sa më shpejt dhe të bëjnë publike këto vende për subjektet elektorale.

Koalicioni i kërkon Kryetarëve të Njësive Vendore në detyrë, që janë sërish kandidatë, të marrin masa për të ulur tensionet dhe siguruar një fushatë të qetë, qytetare dhe të barabartë për subjektet në garë në zbatim të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjit. Madje i kërkon sërish Kryetarëve të Partive Parlamentare që të ushtrojnë autoritetin e tyre për përmbushje e detyrimeve të sipërcituara nga kandidatët në garë, për të siguruar një proces demokratik e me standarte.

Koalicioni përshëndet nismën e marrë nga disa media për të mostransmetuar kronikat e fabrikuara nga shtabet elektorale të kandidatëve, si një nga kërkesat dhe rekomandimet paraprake të këtij Koalicioni si dhe të OSBE/ODHIR-it, dhe i kërkon të gjithë operatorëve të tjerë mediatikë që t’i bashkohen këtij qëndrimi në përmbushje të misionit të tyre fisnik për ndjekjen dhe transmetimin e lajmit me vertetësi, transparencë dhe objektivitet.

Në këtë kuadër, Koalicioni i kërkon partive politike dhe kandidatëve në garë që të mos pengojnë në takimet e tyre elektorale gazetarët dhe përfaqësuesit e medias, si një detyrim themelor për transparencë dhe objektivitet në informimin e qytetarëve, të cilëve ata iu kërkojnë votën pikërisht në emër të transparencës dhe ndershmërisë së funksionimit të njësive vendore nëse ata do të jenë fitues të tyre.

Në përfundim të kësaj deklarate, Koalicioni, duke inkurajuar profesionalizmin dhe gjakftohtësine e policisë së shtetit në shqyrtimin dhe hetimin e incidenteve të ndodhura, i kërkon Partive Politike të mbështesin dhe nxisin Policinë e Shtetit në përmbushjen e detyrës së saj për të zbatuar me korrektësi dhe paanshmëri ligjin dhe vetëm ligjin.

Tiranë më 11 Prill 2011

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore