‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Mbledhja sa më parë e KQZ-së dhe Dekretimi i Datës së Zgjedhjeve, të domosdoshme për përmbushjen e standarteve të procesit të ardhshëm zgjedhor!
23/10/2012

D E K L A R A T Ë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) duke vlerësuar zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe duke iu uruar sukses në përmbushjen e detyrës së tyre, iu bën thirrje që të mblidhen sa më parë për t'i paraprirë në kohë detyrimeve dhe afateve që parashikon ligji zgjedhor.

Koalicioni tërheq vemëndjen në veçanti në lidhje me marrjen sa më parë të masave për realizimin e teknologjisë së re informative në Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013, të cilat sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor duhet të kishin filluar jo me vonë se në datën 1 Tetor 2012[1].

Gjithashtu, duke synuar realizimin e një procesi zgjedhor sa më të arrirë, Koalicioni i bën thirrje Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, që në zbatim të Nenit 9 të Kodit Zgjedhor, të marrë në shqyrtim dhe të dekretojë sa më parë datën e Zgjedhjeve të Ardhshme Parlamentare.

Pavarësisht limitit të parashikuar nga ligji i cili është data 7 Dhjetor 2012, dekretimi sa më parë i datës së zgjedhjeve do të sigurojë kohë të mjaftueshme në dispozicion të institucioneve përkatëse për nisjen e një sërë processh të rëndësishme të ndërtimit të infrastrukturës zgjedhore si: përgatitja e listës së zgjedhësve[2], caktimi dhe shpërndarja e Qendrave të Votimit (neni 62/5), miratimi i anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor[3], etj, afatet e nisjes se të cilave kushtëzohen nga dekretimi i datës se zgjedhjeve.



[1] Neni 179 pika 1 e Ligjit Nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar me Ligjin Nr. 74/2012 datë 19.07.2012: "1. Jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja fillon përgatitjen e projektit për ngritjen e sistemit të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) dhe sistemit elektronik të numërimit (SEN). Në përgatitjen e projektit të SEV-it përfshihen edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.

[2] Neni 51 i Kodit Zgjedhor:  "Publikimi i ekstraktit të përbërësve zgjedhorë", pika 1: "Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, jo më vonë se 5 ditë nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve, urdhëron zyrat e gjendjes civile të fillojnë procesin e hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë, në përputhje me këtë Kod. Jo më vonë 15 ditë nga dita e dekretimit, zyra e gjendjes civile nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjedhorë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë."

[3] Neni 146 i Kodit Zgjedhor: "Përbërja e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë", pika 3: "Shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë hidhet jo më vonë se 5 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin".

Tiranë, më 23 Tetor 2012! 

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore