‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Moskonsensusi politik i anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve në përzgjedhjen e dy prej katër kandidaturave, detyrim për rishpalljen sërish të vendit vakant të Kryetarit të KQZ-së !
17/10/2016

D E K L A R A T Ë

 

Shkarko Deklaratën e Plotë në .pdf


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka nisur procesin e përzgjedhjes dhe plotësimit të vakancës për Kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas shpalljes së thirrjes për kandidatët e interesuar, dëgjesave me individët që kishin paraqitur kandidaturat, procesi është në një moment delikat. Nga 6 kandidaturat fillestare, tërheqjes së njërave prej tyre, dhe ku një tjetër është qartësisht një figurë me angazhim politik[i], Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është realisht vetëm përballë katër kandidaturave.

 

Kodi Zgjedhor në Nenin 15 parashikon përzgjedhjen e dy kandidaturave prej Komisionit Parlamentar të ligjeve me jo më pak se 2/3 e votave të anëtarëve të tij. Dy kandidaturat kalojnë për votim në seancë plenare në Kuvend, ku kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve, zgjidhet Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në rast se Komisioni i Ligjeve nuk arrin t’i përzgjedhë të dy kandidaturat me jo më pak se 2/3 e votave të anëtarësisë së tij, atëherë nga katër kandidaturat që kanë marrë më shumë vota, përfaqësuesit e pakicës në Komision përjashtojnë dy nga katër kandidaturat. Dy kandidaturat që mbeten i kalojnë seancës parlamentare për votim.

 

Duke qenë se vetëm katër kandidatura janë alternativat e Komisionit Parlamentar, në rast të mos arritjes së dakortësisë mbipartizane për dy kandidatura, mekanizmi zhbllokues i parashikuar do të mbartë pikëpyetje proceduriale dhe me e rëndësishmja mund të shërbejë në delegjitimin e kandidaturës fituese në të ardhmen.

Kodi Zgjedhor përcakton se në rast të mospërzgjedhjes së dy kandidaturave me mbështetje mbipartizane, “komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit”. Në një rast të tillë kuptohet se më së paku numri i kandidaturave në garim do të duhej të jetë më i madh se katër.

 

Nga ana tjetër, edhe pa marrë në konsideratë interpretimin procedural në përzgjedhjen e kandidatëve, interesi më i lartë është jo vetëm zbatimi formal i teksit ligjor, por besimi i palëve në integritetin e procesit dhe të kandidaturës që do të përzgjidhet.

Sillet në vëmendje se Kryetari i KQZ-së, është jo vetëm vota përcaktuese në vendimmarrjen e institucionit, por edhe titullari i administratës së tij. Ndaj momenti i përzgjedhjes së tij duhet të jetë pa asnjë të metë në procedurë, në frymë, madje mundësisht të gëzojë besimin dhe mbështetjen konsensuale të të gjitha partive politike parlamentare.

 

Në këto rrethana, në rast se anëtarësia e Komisionit nuk do të arrijë përzgjedhjen e dy kandidaturave mbipartizane, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën thirrje për rihapjen e procesit të aplikimit për vakancën.

 

Ky veprim së pari do të shërbente për arritjen e një dakortësie sa më të plotë në përzgjedhjen e kandidaturës fituese dhe manifestimin e vullnetit politik për gjetjen e një figure përtej valencave politike për drejtimin e një institucioni të pavarur.

Së dyti, ky veprim do të ishte shfaqje vullneti për një proces meritokracie ndaj kandidatëve të tjerë të interesuar dhe që nuk u bënë pjesë në thirrjen e parë. Atyre figurave që janë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe që nuk kanë patur besimin se vakanca në fjalë është një vendimmarrje jashtë mbivendosjeve të interesave politikë. Qasje kjo është ushqyer në vazhdimësi nga tradita e sjelljes së institucionit të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve dhe e diskursit politik.

 

Në përfundim, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, edhe në vazhdën e Letrës së Hapur[ii] së datës 14 shtator 2016, kujton rëndësinë e momentit të përzgjedhjes së Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rezervat që mund të mbartë ky moment në delegjitimin e proceseve zgjedhore në vazhdim.

Ky shqetësim sillet në vëmendje jo vetëm në vazhdën e problematikave të drejtimit të proceseve zgjedhore dhe të sjelljes e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe në kontekstin politik ku ndodhemi, i cili është tejet i ngarkuar me kundërshti dhe mosbesim reciprok.

 

 


[i]  Referuar kritereve të parashikuara në nenin 12 të Kodit Zgjedhor, vërtetimi i plotësimit apo jo të kriterit të pikës “d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit” është një proces i pamundur dhe spekulativ nga ana e partisë ku aderon, për sa kohë partitë politike nuk janë ligjërisht të detyruara për të bërë transparencën dhe publikimin e anëtarësisë së tyre.

   Në frymën e ligjit, dispozita përpiqet të sigurojë që kandidati jo thjesht të mos ketë një kartë anëtarësie të partisë politike, por të mos ketë patur angazhim politik të tij e qendrim partizan në linjë dhe dobi të asaj force politike.

Për kandidatin z. Koli Bele ky angazhim politik është i njohur dhe i qartë. Madje sipas CV-së së tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të paraqitur në faqen e internetit të kësaj ministrie paraqitet se “...nga viti 2011 ka qenë Nën/Sekretar Zgjedhor, si dhe ka përfaqësuar ligjërisht Partinë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, etj.” (http://www.energjia.gov.al/al/ministria/ministri/bele-koli) .

[ii] Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, Letër e Hapur “Përzgjedhja e Kryetarit të ri të KQZ-së, domosdoshmëri për një proces transparent “, datë 14 Shtator 2016. http://www.zgjedhje.al/index.php?idart=120&gj=sh .


Tiranë, më 17 Tetor 2016!

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore