‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Tryeza e rrumbullaket “Kostot e Demokracisë; Financat e partive politike si perspektivë në diskutimin publik dhe pjesë e Reformës Zgjedhore” !
12/10/2016

Tematikat e tryezës:

 1.                  Çështja e financave të partive politike si pjesë e rëndësishme e fushatës zgjedhore dhe e diskutimit politik.

2.                  Angazhimi politik, institucional dhe publik në monitorimin dhe në transparencën e financave të partive politike.

3.                  Vëmendja e veçantë në Reformën Zgjedhore për financat e partive politike dhe pamundësia për të ndërmarrë amendime të thelluara.

4.                  Problematikat kryesore në rregullimin dhe transparencën e financave të partive politike.

 

 

P R O G R A M I *  (I REALIZUAR)

 

09:30 - 10:10     Regjistrimi i pjesëmarrësve

 

10:10 - 10:15     Hapja e tryezës,

    Z. Premto GOGO, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

 

10:16 - 10:22     Domosdoshmëria për mbështetjen e shoqërisë civile në forcimin e ekspertizës dhe të rolit aktiv të saj në reformat institucionale dhe demokratike

                           Sh.T.Z. Christoph GRAF, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri

 

10:23 - 10:30     Financat e partive si pjesë e integritetit të përfaqësimit dhe e diskutimit publik

                           Z. Jan RUDOLPH, I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

 

10:31 - 10:41     “Rëndësia e rregullimit të financave të partive politike dhe vlerësimi sipas ekspertizës së OSBE-së për gjendjen aktuale të financave të partive politike në Shqipëri”

                           Z. Robert WILTON, Zv. Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri  

 

10:42 - 10:51     Prezantimi i Opinionit “Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike”.

                           Z. Reald KETA, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

 

10:52 - 11:14     “Transparenca e financave të partive politike; angazhimet konkrete të Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Reformën Zgjedhore; qendrimet e Partisë Socialiste

                           Z. Taulant BALLA, Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

 

11:15 – 11:26     “Nevoja për transparencë dhe logaridhënie në financat e partive politike, si dhe cilat duhet të jenë angazhimet e partive politike ndaj këtyre detyrimeve”

      Znj. Ana KADOVIC, Drejtore e NDI në Shqipëri   


11:27 - 11:33      “Qëndrimi i Partisë Socialiste mbi nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor si dhe mbi disa propozime të bëra nga partitë jashtëparlamentare”

      Reagim i Z. Taulant BALLA, Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në përgjigje të dy pyetjeve të ngritura nga z. Kujtim GJUZI Kryetar i Partisë Konservatore (jashtë programit të parashikuara)

 

11:34 – 11:46     “Financat e partive politike në perspektivën e partive politike jo parlamentare”,

                           Z. Eduart ABAZI, Koordinator i Grupit të Partive joParlamentare. Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike

 

11:47 – 12:06     “Raport i gjetjeve nga monitorimi i procesit të kontrollit të financave të partive politike prej KQZ-së për vitin 2015”,

                           Znj. Gerta META, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

 

12:07 – 12:28     Financat e partive politike dhe rreziku i Kapjes së Shtetit

                           Z. Rexhep Meidani, Ish-President i Republikës së Shqipërisë

 

12.28 - 13:03      Diskutime të lira

 

12:28 - 12:35     Z. Luan RAMA, deputet i Parisë Lëvizja Socialiste për Integrim

12:36 - 12:43     Z.Kujtim GJUZI, Kryetar i Partisë Konsevatore       

12:45 – 12:58     Zj. Arianita BRAHAJ, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Shqiptar të Shkencave.

12:59 – 13:03     Z. Sazan GURI, Kryetar i Partisë Aleanca Europiane Ekologjike


 

13:03 - 13:10     Konkluzione

 

13:10                  Mbyllje e Tryezës, Pushim kafe

 

 

* Aktiviteti u zhvillua me përkthim simultan në gjuhët shqip dhe anglisht.

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore