‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Publikimi i Dokumentit “OPINION - Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike” !
05/10/2016

 NJOFTIM PËR SHTYP


Shkarko Dokumentin e plotë në .pdf

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë depozitoi pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Dokumentin OPINION - Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike”, të përgatitur nga KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV).

 

Të gjendur në më pak se 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të pritshme parlamentare të qershorit 2017, një reformim integral dhe thelbësor i kuadrit ligjor zgjedhor tanimë është i pamundur për t’u ndërmarrë. Kjo bazuar në kufizimin e vendosur nga opinionet e Komisionit të Venecias dhe vendimmarrja e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat shprehen për ndalimin e ndërhyrjeve thelbësore në kuadrin ligjor zgjedhor në periudhën një vjeçare që paraprin mbajtjes së zgjedhjeve. Nga ana tjetër, periudha tepër e shkurtër në dispozicion në kontekstin e kapaciteteve në vend, si dhe të klimës së konfliktit të politik, i përjashtojnë kategorikisht ndërhyrje të tilla të cilat përpos se do të jenë pak të menduara dhe të hartura në nxitim, nuk do gjejnë kohën dhe kapacitetet për t’u vënë në zbatim.

 

Në këtë situatë të momentit të fundit,  KVV gjykon se e vetmja mundësi për një ndërhyrje të thelluar të tanishme në përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor është çështja e rregullimit të financave të partive politike.

Ky sugjerim vjen jo vetëm sepse operativisht amendimet për këtë objekt të kuadrit ligjor janë institucionalisht të centralizuara dhe nuk kërkojnë procese madhore, si në burime materiale ashtu dhe njerëzore, por edhe sepse është adresimi më direkt në gjenezën e problematikave që vuajnë proceset zgjedhore në vend.

Adresimi i fenomeneve si fushata zgjedhore hije, vullnetarizimi, dhurimet në natyrë, konflikti i interesit të donatorëve, dhe të tjera do të ishin hapat më konkretë në luftën kundër përfshirjes së interesave jashtëligjshme në përfaqësimin politik.

 

Dokumenti i ofruar nuk merr përsipër të ofrojë zgjidhje universale të problematikave të evidentuara deri më sot. Qëllimi i tij më i parë është evidentimi i problematikave të hasura përgjatë ecurisë institucionale të deri më sotme në vend dhe monitorimit të kryer.

Së dyti, Dokumenti përpiqet të përcjellë jo vetëm një kontribut ndaj një procesi legjislativ, por edhe standartizimin e çështjes së financave të partive politike në ligjërimin politik dhe zgjedhor, me bindjen se trajtimi në mënyrë të thelluar i problematikës së kësaj çështje adreson gati tërë spektrin e problematikave të korrupsionit zgjedhor, si dhe fuqizimin e vendimmarrjes së qytetarëve në proceset zgjedhore. Në këtë drejtim, dokumenti përpiqet të paraqesë edhe modele të përvojave më pozitive që shërbejnë për t’u marrë në konsideratë.

 

Ndër të tjera, KRIIK dhe KVV i ka sugjeruar Komisionit Parlamentar që në planin e punës, që pritet të miratohet prej tij, të parashikohet periudha me e gjatë e mundshme në dispozicion të reformimit të kuadrit ligjor mbi financat dhe të miratimit të tij në fund të periudhës kur mbyllet edhe mandati i këtij Komisioni.

 

Kjo kohë në dispozicion është mëse e nevojshme për një trajtim sa më të thelluar të çështjes dhe dhënies së plotë të dimensionit gjithëpërfshirës duke u konsultuar me aktorët e interesuar dhe me ekspertizë në këtë fushë.

Vëmendja e duhur politike dhe publike në shqyrtimin e çështjeve të ngritura në këtë OPINION, është bindje se do të jetë një garanci më shumë për një reformë zgjedhore të arrirë dhe zgjedhje të lira e të ndërshme.

 

DOKUMENTIN e plotë në formatin .pdf mund ta shkarkoni KËTU .

 

Tiranë,  më 5 Tetor 2016!

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore