‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Konferencë per Shtyp - Publikimi i Raportit Përfundimtar të Monitorimit - Zgjedhjet e Pjesshme për kryetar të Bashkisë Dibër !
26/09/2016

F T E S Ë

 

Në kuadër të aksionit të monitorimit të Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër të 11 Shtatorit 2016, jeni i/e ftuar të merrni pjesë në Konferencën për Shtyp ku do të publikohet Raporti Final i Monitorimit nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV). 

 

Konferenca për Shtyp do të zhvillohet ditën e Martë, datë 27 Shtator 2016, ora 09:30, pranë Hotel Tirana International, Salla Abret.

 

Konferenca do të transmetohet në kohë reale në faqen web të KVV-së (www.zgjedhje.al) , si dhe në faqen e KVV-së në Facebook   (https://www.facebook.com/CoalitionOfDomesticObserversAlbania?ref=hl).

 

Përveçse ta ndiqni në kohë reale ju do të keni mundësinë t'i drejtoni pyetje drejtpërdrejt panelit gjatë gjithë kohëzgjatjes së konferencës, nëpërmjet një dritareje të dedikuar.

 

Aksioni i monitorimit të KVV-së për Monitorimin e Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër – 11 Shtator 2016, u bë i mundur me mbështetjen financiare të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, me fonde të administruara nga Zyra e Huaj Federale në Berlin, në kuadër të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”.

Gjithashtu, KVV dëshiron të falënderojë  aktivistët e organizatave përbërëse të Koalicionit për angazhimin dhe kontributin e tyre vullnetar në përmbushjen cilësore  të objektivave të Aksionit të Vëzhgimit.

 


Koalicioni shpreh bindjen se pjesëmarrja dhe kontributi juaj në ndarjen e gjetjeve dhe  të rekomandimeve do të ishte një mbështetje e fuqishme, jo vetëm për veprimtarinë dhe rolin monitorues e “watchdog” në vazhdimësi të Koalicionit, por edhe për përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.


----------------------------------------------------------------

KONFERENCA E SHTYPIT DO TË JETË NË SHQIP DHE ME PËRKTHIM NGA AFËR NË ANGLISHT.

Materialet do të shpërndahen në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht.


NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore