‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Procesi zgjedhor i deritanishëm në Bashkinë Dibër në cënim të kulturës demokratike !
29/08/2016

D E K L A R A T Ë

 

Shkarko Deklaratën e plotë në ,pdf

 

Të gjendur dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesëshme për Kryetar të Bashkisë Dibër sipas raportimeve të deritanishme, deklaratave të lidershipeve politike dhe mbulimit mediatik, KVV ngre shqetësimin se potencialisht klima zgjedhore po shkon drejt një precipitimi artificial.

 

Fushata zgjedhore do të duhej të sillte në ligjërimin publik argumenta për integritetin dhe aftësitë menaxheriale të kandidatëve garues, iniciativa të mundshme për t’u ndërmarrë si pjesë e premtimeve elektorale apo se kush janë adresimet e kandidatëve për problematikat e njësisë vendore ku po garohet.

Premtimet për përkrahje nga qeverisja qendrore të një kandidati dhe jo të një tjetri, funksionalizimi i një kandidati në strategjitë politike opozitare dhe gjuha negativiste e akuzave të ndërsjellta të paadresuara në institucionet përgjegjëse, nuk kanë të bëjnë aspak me normalitetin e këtij procesi zgjedhor.

Kjo klimë dhe për më tepër tentativat për zhvendosjen e konfliktit të lidershipeve politike në këtë proces zgjedhor janë në dëm të qytetarëve të Bashkisë Dibër, por nga ana tjetër ato dëmtojnë në thelb edhe mbarëvajtjen e vetë demokracisë shqiptare.

 

Deri më tani, janë bërë disa akuza prej subjekteve zgjedhore dhe janë paraqitur disa dëshmi mediatike për raste intimidimi votuesish apo drejtimi dhe blerje vote.

Për këto raste nuk ka patur një komunikim zyrtar publik prej Policisë së Shtetit apo prej Prokurorisë së Rrethit, të cilat duhet të investohen sa më parë dhe me forcë në zbardhjen dhe ndjekjen e përgjëgjësve, nëse rrethanat e bëra publike qendrojnë të vërteta.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën përgjegjës lidershipet politike dhe institucionet përgjegjëse për situatën deri më tani të krijuar dhe për çdo agravim të mëtejshëm të procesit zgjedhor në Bashkinë Dibër.

Këto institucione dhe lidershipet, në koherencë edhe me qendrimet e shprehura më parë, duhet të bëjnë çfarë është e mundur për të demotivuar, dënuar dhe për t’u distancuar nga çdo element apo shfaqje vullneti që tenton të krijojë një klimë pasigurie dhe presioni ndaj lirisë së shprehjes së vullnetit të qytetarëve të Dibrës.

 

Ky proces zgjedhor është vetëm në funksion të qytetarëve dibranë. Diskutimi i hapur i platformave zgjedhore, qetësia dhe siguria e jetesës së qytetarëve, liria e shprehjes së mendimit dhe përkatësive politike, janë të vetmet forma të pranueshme për mbarëvajtjen e një fushate zgjedhore. Çdo tjetërsim i këtij objektivi dhe tensionim i fushatës zgjedhore përbën deformim të demokracisë në vend.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i angazhuar tashmë në monitorimin e procesit zgjedhor të 11 Shtatorit 2016, i bën thirrje tërë qytetarëve dibranë dhe përkrahësve të subjekteve zgjedhore, që të distancohen ndaj çdo forme të korrupsionit zgjedhor dhe të jenë sa më bashkëpunes me institucionet përgjegjëse si Prokuroria e Rrethit dhe Policia e Shtetit, duke i investuar ato në përmbushjen e detyrimit të tyre.

 

Përfshirja direkte në format e manipulimit, heshtja apo indiferenca ndaj tyre i vendos qytetarët në pozita pranimi, duke lejuar dhe legjitimuar jo vetëm keqqeverisjen në vazhdim, por duke i dhënë mesazhe inkurajuese përdorimit të këtyre formave e metodave që s’kanë asgjë të përbashkët me ndërtimin dhe konsolidimin e një shtetit demokratik.

 

Tiranë,  më 29 Gusht 2016!

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore