‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Aksioni i monitorimit për Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër - 11 Shtator 2016 !
26/08/2016

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, si një rrjet watchdog-u i angazhuar në mënyrë të përhershme për forcimin e demokracisë në vend, me fokus në proceset zgjedhore, është duke vëzhguar nga afër edhe procesin për Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër të 11 Shtatorit 2016, prej nisjes së tij.

Falë gatishmërisë dhe operativitetit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë u bë e mundur mbështetja financiare për një aksion më të plotë monitorimi, nëpërmjet fondeve të administruara nga Zyra e Huaj Federale në Berlin, në kuadër të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”. Edhe në këtë aksion, një vend të rëndësishëm zë kontributi vullnetar i KVV dhe aktivistëve të tij.

 

Koalicioni ka akredituar 88 vëzhgues për të monitoruar gati të plotë këtë proces zgjedhor në fazat kryesore të tij, prej shpalljes së ditës së zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar. Metodologjia e vëzhgimit për ditën e zgjedhjeve do të jetë mikse, duke angazhuar grupe vëzhgimi të lëvizshëm dhe vëzhgues të stacionuar në qendrat e votimit përgjatë gjithë ditës.

 

Në këtë aksion vëzhgimi, Koalicioni është duke testuar metoda të reja, me qëllimin për t’i përdorur ato në masë gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017. Në kuadër të metodave të reja, Koalicioni do të angazhojë në monitorimin e ditës së zgjedhjeve një grup vëzhguesish me eksperiencë të konsiderueshme, edhe në nivel ndërkombëtar, në krah të vëzhguesve të angazhuar në nivel lokal, me qëllim rritjen e kapaciteteve lokale dhe evidentimin e formave jo lehtësisht të identifikueshme të korrupsionit zgjedhor.

 

Koalicioni u bën thirrje dhe nxit qytetarët e Bashkisë Dibër, që nëse përballen, apo janë në dijeni të situatave të presionit ndaj zgjedhësve apo administratës, blerjes së votës, përdorimit të administratës publike apo burimeve të saj në fushatë, a të tjera formave të korrupsionit zgjedhor, t’i denoncojnë këto duke e vënë këtë informacion në dispozicion të organeve kompetente. Gjithashtu, ftojmë qytetarët, që nëse e konsiderojnë të nevojshme, t’ia kalojnë këtë informacion edhe KVV-së. Koalicioni do të ndjekë dhe verifikojë çdo dëshmi, qoftë verbale, video, audio apo foto dhe bëjë ato pjesë të raportimit të vet, nëse arrin t’i verifikojë, si dhe do të ushtrojë ndikimin e vet ndaj institucioneve kompetente për adresimin e tyre.

 

Në çdo rast, KVV angazhohet dhe siguron se do të ruajë në mënyrë kategorike anonimatin e personit apo personave denoncues.

 

Nëse keni dëshmi apo informacione për të ndarë me ne, mund të na kontaktoni nëpërmjet website-it, ose në një nga format e mëposhtme:

 

Email:  info@zgjedhje.al .

Celular:  nëpërmjet telefonatës, SMS, Whatsapp apo Viber në numrin 0673890174.

Facebook:  https://www.facebook.com/CoalitionOfDomesticObserversAlbania .

 

Aksioni i monitorimit të KVV për Monitorimin e Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër – 11 Shtator 2016 u bë i mundur me mbështetjen financiare të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, me fonde të administruara nga Zyra e Huaj Federale në Berlin, në kuadër të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”.


Tiranë, më 26 Gusht 2016!

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore