‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në përmbushje të vullnetit politik të shprehur, të kryejë një reformë zgjedhore të plotë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse duke adresuar në thelb fenomenet përbërëse të Korrupsionit Zgjedhor!
21/05/2016

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Shkarko Dokumentin e Plotë në .pdf

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) më datën19 Maj 2016 i dërgoi Anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, si dhe drejtuesve më të lartë të institucioneve shtetërore, partive politike, trupit diplomatik dhe organizmave ndërkombëtarë Dokumentin Përmbledhës të Problematikave mbi Proceset Zgjedhore.

 

Ky Dokument përmbledh problematika dhe rekomandime të dala nga Konferenca Kombëtare me temë “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë më 26 Janar 2016, e cila mblodhi së bashku përfaqësues të niveleve më të larta të forcave politike, përfaqësive diplomatike e organizmave ndërkombëtarë, të institucioneve shtetërore dhe organizatave vendore me interes në çështjet zgjedhore, si dhe të mediave.

 

Problematikat dhe rekomandimet e paraqitura në këtë Dokument janë një kontribut i dalë nga referimet dhe diskutimet e kryera gjatë grupeve të punës përgjatë Konferencës, si dhe nga konsultimi më i gjerë i bërë më pas në rrethin e organizatave të shoqërisë civile, ku KVV përveçse është një nga aktorët kontribues, ka edhe rolin e organizatorit dhe facilituesit në këtë nismë.

 

KVV thekson se ky Dokument, para së gjithash, sjell në vëmendje se garancia për një trajtim serioz të problematikave të pasqyruara mbetet zbatimi deri në fund i vullnetit të përbashkët, të shprehur nga të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës, për realizimin e një Reforme Zgjedhore të plotë, të thelluar, gjithëpërfshirëse dhe transparente, si një domosdoshmëri për adresimin real të fenomeneve që përbëjnë atë që quhet “Korrupsion Zgjedhor” në sistemin shqiptar të zgjedhjeve.

 

 

Koalicioni, nëpërmjet letrës shoqëruese të Dokumentit dhe nëpërmjet këtij njoftimi publik, falënderon paraprakisht për vëmendjen dhe kontributin, të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë vendas dhe të huaj, për marrjen në vlerësim të përmbajtjes së këtij Dokumenti, si dhe për ndarjen e shqetësimit për nevojën e menjëherëshme të adresimit të çështjeve të paraqitura.

 

KVV tërheq vëmendjen se në këtë moment është mjaft i domosdoshëm çdo kontribut i çdo aktori të shoqërisë e veçanërisht i medias në funksion të një përpjekje të përbashkët për të nxitur më tej vullnetin politik në tërësi, dhe atë të anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore në veçanti, për të realizuar në kohë një reformë të arrirë dhe konform standardeve më të mira demokratike ndërkombëtare.

 

Përmbajtjen e Dokumentit e gjeni më poshtë:


 

DOKUMENTI PËRMBLEDHËS

I PROBLEMATIKAVE MBI PROCESIN ZGJEDHOR

 

Përmbajtja

 

I.          Parathënie

II .       Hyrje

III.       Kapitulli I.       DIMENSIONI POLITIK DHE INSTITUCIONAL

1.      Formula e përfaqësimit politik

2.       Politizimi i KQZ-së dhe humbja e besimit qytetar

3.      Statuti i partive politike dhe listat e kandidatëve

4.      Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grupeve vulnerabël

5.      Korrupsioni elektoral

6.      Çështje konkrete që propozohen për t’u adresuar

 

IV.       Kapitulli II.      ADMINISTRIMI  ZGJEDHOR

1.      Statusi dhe prezenca e vëzhguesve

2.      Statusi dhe trajnimi i komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta

3.      Njoftimi me shkrim i zgjedhësve

4.      Vendndodhja e Qendrave të Votimit, Vendeve të Numërimit të Votave dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor

5.      Koncepti i Votës dhe i Votuesve

6.      Çështje konkrete që propozohen për t’u adresuar

 

V.        Kapitulli III.     FINANCAT E PARTIVE POLITIKE

1.      Mangësia institucionalo-ligjore për të kryer kontroll

2.      Statusi ligjor i ekspertëve kontabël

3.      Fushata Zgjedhore “Hije”

4.      Ndalesat dhe kufizimet në fushatën zgjedhore

5.      Fondet publike në financimin e partive politike

6.      Çështje konkrete që propozohen për t’u adresuar

 

VI.       Kapitulli IV.     DREJTËSIA  ZGJEDHORE

1.      Skrutiniteti (rivlerësimi) i kutive të materiale zgjedhore dhe kutive të votimit

2.      Pesha e provës së vërejtjeve prej vëzhguesve dhe materialeve audio-vizive

3.      Jurisprudenca e Kolegjit Zgjedhor

4.      Çështje konkrete që propozohen për t’u adresuar



Dokumentin në formatin .pdf mund ta shkarkoni KËTU


Tiranë, më 21 Maj 2016!

 

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore