‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Konferencë Kombëtare - “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”
26/01/2016

K O N F E R E N C Ë       K O M B Ë T A R E


 “Korrupsioni zgjedhor;

Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”


Hotel Tirana International, datë 26 Janar 2016

 

P R O G R A M I     (I REALIZUAR)

 

09:30-10:10    Regjistrimi i pjesëmarrësve

 


I. Paneli Politik

 

10:10 – 10:15    Fjala e hapjes

                          Znj. Gerta META, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë


10:15 – 10:30    Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste

                          Kryeministri i Shqipërisë Sh.T.Z.  Edi RAMA   

 

10:30 – 10:50    Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike

                          Z.  Lulzim BASHA 

 

10:50 – 11:15    Fjala e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim

                          Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir META

 

11:15 – 11:25    Fjala e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

                          Sh.T.Z.  Donald LU

 

11:25 – 11:35    Fjala e të Ngarkuarit me punë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

                          Z. Jan RUDOLPH

 

11:35 – 11:45    Fjala e Zv. Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

                          Z.  Robert WILTON

 

11:45 – 12:05    Pushim kafe

 


II. Paneli teorik / teknik

 

12:05 – 12:15    Fjala hyrëse

                          Z. Premto GOGO, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë


II.1. Procesi Zgjedhor, Korrupsioni dhe Korrupsioni Elektoral

 

12:15 – 12:30    “Roli i Avokatit të Popullit në adresimin e problematikave që cënojnë liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve; Fenomeni i Korrupsionit Zgjedhor”

                          Z. Igli TOTOZANI, Avokat i Popullit

 

12:30 – 12:45    “Rritja e rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollin financiar të partive politike dhe modelet ku mund të mbështetet Shqipëria”

                          Znj. Lefterije (LLESHI) LUZI, Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

 

12:45 – 13:00    “Korrupsioni elektoral si pengesë e përfshirjes së femrave në politikë”

                          Z. David SAUNDERS, Përfaqësues i Programit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Forcimin e Rolit të Grave në Shqipëri (UN WOMEN)


13:00 – 13:15    “Korrupsioni Elektoral dhe cënimi i vlefshmërisë së proceseve zgjedhore”

                          Znj. Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

 

13:15 – 13:30    “Tjetërsimi i votës, që prej sistemit elektoral deri tek procesi i numërimit”

                          Z. Eduart Abazi, Koordinatori i Grupimit të Partive Jashtë Parlamentare

 

13:30 – 13:45    “Pasqyrimi i Reformës Territoriale në reformën zgjedhore”

                          Z. Agron Haxhimali, Ekspert i Pushtetit Vendor

 

13:45 – 14:00    “Elementë të Korrupsionit Zgjedhor në procesin e fundit zgjedhor”

                          Z. Reald KETA, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë


14:00 – 14:30    Drekë bufe


II.2. Përcaktimi i problematikave që kanë nevojë për adresim konkret gjatë procesit të Reformës Elektorale, mbi bazën e konkluzioneve të nxjerra nga diskutimet në Grupet e Punës të krijuara sipas profileve të pjesëmarrësve në Konferencë.

 

14:30 – 15:45    Ndarja e pjesëmarrësve në Grupe Pune (GP 1-10) sipas profileve profesionale apo përfaqësuese të tyre, si OJF, institucione, parti politike, media, etj., si dhe zhvillimi i diskutimeve brenda Grupit në temat:

-          Shkelja e kuadrit ligjor në proceset zgjedhore  (vonesat e administratës në kryerjen e detyrave të ngarkuara; infrastruktura e paplotë e votimit; trajnimi i anëtarëve të komisioneve zgjedhore, etj.)

 -          Manipulimi i vullnetit të votuesve në proceset zgjedhore   (drejtimi dhe blerja e votës; mungesa e transparencës në financat e partive politike; mbulimi mediatik i fushatës zgjedhore, etj.)

 -          Shtrembërimi i procedurave të administrimit të votave   (procesi i numërimit të votave, etj.)

 

GP-1          Institucionet shtetërore që lidhen me zgjedhjet : Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Prefektura, Ministria e Pushtetit Vendor, etj.

 

GP-2          Partitë politike joparlamentare.

 

GP-3          Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore: Kontrolli i Lartë i Shtetit, Instituti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, OSHC, etj.

 

GP-4          OSHC me eksperiencë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

 

GP-5          Personat me Aftësi të Kufizuar: Avokati i Popullit, OSHC që punojnë me njerëzit me aftësi të kufizuar, etj.

 

GP-6          Pjesëmarrja Gjinore:  OSHC që punojnë më çështjet e pjesëmarrjes gjinore, etc.

 

GP-7          Media: AMA, ish-anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, OSHC të medias, etj.

 

GP-8          Qytetarë dhe ish-komisionerë.

 

GP-9          Minoritetet: Avokati i Popullit, OSHC dhe parti politike të fokusuara mbi minoritetet, etj.

 

GP-10        Pjesëmarrja e të rinjve: OSHC që punojnë me çështjet e pjesëmarrjes së të rinjve, etj.

 

 II.3. Shkëmbimi dhe diskutimi i konkluzioneve

 

15:45 – 16:00    Diskutime, konkluzionet paraprake dhe percaktimi i hapave në vazhdim

 

16:00               Mbyllja e Konferencës.

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore