‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Kombëtare mbi Korrupsionin Elektoral !
22/01/2016

K O N F E R E N C Ë     K O M B Ë T A R E

 


“Korrupsioni zgjedhor;

Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”

 

Hotel Tirana International, salla Balsha

Tiranë më 26 Janar 2016

 

 

 THIRRJE  PËR  PJESËMARRJE

 

Shkarko Programin paraprak të Konferencës në .pdf


Demokracia shqiptare në këto 25 vite është përballur me shumë sfida, prej të cilave, një nga më të rëndësishmet është ajo që sot konsiderohet fenomeni i Korrupsionit Zgjedhor, një koncept i ri, i cili nënkupton çdo veprim politik, ligjor, institucional apo individual i cili tenton të shtrembërojë/manipulojë vullnetin e votuesit, apo e thënë ndryshe çdo formë e manipulimit të vullnetit të zgjedhësve për interesa personale të individëve/subjekteve të veshur me pushtet, qoftë ai politik, ekonomik a i tjetër lloji.

 

Viti 2016, veçanërisht gjashtëmujori i parë i tij, parashikohet të jetë i ngjeshur me nisma legjislative dhe pritet të përmbyllen pjesa dërrmuese e reformave të rëndësishme për vendin, ndër të tjera edhe Reforma Zgjedhore, një reformë që është e gjithëpranuar që duhet të jetë e thellë, por që duhet të ketë edhe dimensionin gjithëpërfshirës të kontributeve që vijnë nga të gjithë aktorët politikë dhe prej aktorëve të tjerë vendas e të huaj me interes në çështjet zgjedhore. 

Si e tillë, Reforma Zgjedhore duhet të adresojë së pari tërë problematikat e vërejtura në traditën 25 vjeçare të proceseve elektorale, një traditë problematikash që zë rrënjë pikërisht tek fenomeni i korrupsionit elektoral.

 

Për të adresuar këtë fenomen, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizon Konferencën Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, ku fton të gjithë aktorët dhe individët e interesuar dhe që kanë mundësi të japin kontributin e tyre në të kuptuarin e këtij fenomeni në vend, grupe interesi, përfaqësues të forcave politike, të organizatave të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike në vend, institucioneve të angazhuara në zgjedhje, të medias, qytetarë, etj.

 

Konfirmimi i pjesëmarrjes në panelin e parë përshëndetës, i Krerëve më të lartë të Institucioneve Shtetërore si dhe i Partive kryesore Parlamentare të vendit, është një mesazh domethënës i politikës, si dhe një garanci se shqetësimet rreth pranisë së këtij fenomeni në demokracinë dhe shoqërinë shqiptare nuk do të neglizhohen për tu adresuar prej tyre në vazhdimësi e veçanërisht prej Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

 

Konferenca do të jetë e ndarë në tri pjesë: politike, teorike dhe praktike.

Pjesa praktike do të jetë e organizuar në formën e grupeve të punës, në secilin prej të cilëve do të diskutohet një tematikë specifike e procesit zgjedhor. Pjesëmarrësit do të mund të regjistrohen një njërin prej grupeve, aty ku ata konsiderojnë se mund të kontribuojnë më shumë.

 

Në përfundim të Konferencës do të përpilohet një dokument me problematikat kryesore të identifikuara dhe rekomandime të përgjithshme për adresimin e tyre, dokument i cili do të qarkullohet publikisht dhe i dërgohet më pas Komisionit Parlamentar Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore.

 

Dokumenti do jetë një kontribut i përbashkët i gjithë aktorëve pjesëmarrës dhe si i tillë do të përmbajë të listuar emrat e organizatave apo institucioneve kontribuuese në të, duke i rekomanduar Komisionit Parlamentar thirrjen e tyre në mënyrë individuale ne seanca dëgjimore, në mënyrë që çdo aktor të mund të prezantojë konkretisht rekomandimet e tij në mënyrë më të plotë.

 

Konferenca do të mbahet më 26 Janar 2016, në Hotel Tirana International, salla Balsha.

Koalicioni shpreh falenderimet dhe vlerësimet e tij ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ndaj Ambasadës së Zvicrës  dhe ndaj Fondacionit Friedrich Ebert zyra Tiranë për mbështetjen e ofruar në realizimin e kësaj Konference.

 

Për më tepër informacion mbi temat që do të trajtohen në Konferencë shihni me Programin Paraprak.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë Ju fton të bëheni pjesë e kësaj iniciative duke besuar se angazhimi juaj në të kuptuarin dhe evidentimin e formave të korrupsionit elektoral në Shqipëri, do të jetë një kontribut i çmuar për adresimin në mënyrë sa më të plotë të dimensioneve të këtij fenomeni të rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë në vend.

 

Për t’u bërë pjesë e konferencës, individët duhet të plotësojnë formën e aplikimit online , deri të Hënën, dt. 25 Janar 2016, ora 15:00


Organizatat e Shoqërisë Civile mund të konfirmojnë pjesëmarrjen duke dërguar një email në adresën: info@zgjedhje.al,  deri të Hënën, dt. 25 Janar 2016, ora 15:00.

 

 

          Me konsideratë,

 Për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë

 Përfaqësuesit e organizatave Drejtuese

 

           Gerta META                                 Premto GOGO                       Rajmonda PRIFTI

   Drejtore Ekzekutive                                 Kryetar                          Drejtore Ekzekutive

Shoqata për Kulturë Demokratike      Shoqata KRIIK Albania       Shoqata për Gratë e Fëmijët

==============================================


KONFERENCA DO TE JETE NE SHQIP DHE ME PERKTHIM SIMULTAN NE ANGLISHT.


NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore