‘‘

’’




Përshkrim i Aksionit


Në vazhdën e aktivitetit të vet të vazhdueshëm, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është duke vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 qershorit 2017 në të gjitha nivelet e përgatitjes dhe realizimit të tij.


Gjatë ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit, KVV do të angazhojë rreth 1,600 vëzhgues, të cilët do të vëzhgojnë:


- procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin;

- situatën e përgjithshme përreth qendrave të votimit, nëpërmjet 180 vëzhguesve të lëvizshëm;

- aktivitetin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nëpërmjet 180 vëzhguesve;

- procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tij.


541 qendrat e votimit që do të vëzhgohen gjatë ditës së zgjedhjeve janë përzgjedhur duke përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar, përfaqësues. Kjo përzgjedhje mundëson që gjetjet nga vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithësohen në nivel kombëtar.


Zgjedhjet 2017 – Të dhënat



NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Raport Monitorimi mbi Drejtësinë Zgjedhore !
01/09/2015

ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

21 QERSHOR 2015

 

 

RAPORT MONITORIMI MBI DREJTËSINË ZGJEDHORE

1 Qershor - 10 Gusht 2015


VLERËSIMI

 I KOALICIONIT TË VËZHGUESVE VENDORË

 

Shkarko Raportin e Plotë në .pdf

 

Drejtësia shqiptare e gjendur në një krizë të trashëguar dhe në thellim, sot përballet me dy sfida kryesore, me të drejtën dhe me qytetarët.

 

Të dyja këto sfida e implikojnë pashmangshmërisht njëra-tjetrën, ndonëse e para zbatohet në terma ligjorë dhe tjetra në terma sociopolitikë.

Dhënia e drejtësisë kërkon reforma ligjore, përmirësim të mekanizmave ligjorë, ndërsa rritja e besimit tek qytetarët kërkon prej tyre që ata të investohen sa herë institucionet nuk arrijnë të japin drejtësi, ose të ndërmarrin angazhime civile në përmirësimin e institucioneve.

 

Proceset zgjedhore janë shembulli me deklarativ i angazhimit civil, kur qytetarëve iu kërkohet të vetëvendosin drejtuesit politikë dhe administrativë të institucioneve publike.

Megjithatë edhe procesi zgjedhor, përtej vlerave qytetare, është një proces ligjor i cili edhe për shkak të specifikës së vet kërkon rigorizotetin dhe skrupolozitetin më të lartë në respektimin e termave ligjorë.

 

Drejtësia Zgjedhore është momenti më suprem në procesin zgjedhor dhe në vazhdën e viteve 2000 po fiton gjithmonë e më shumë gravitet në tërë vendet demokratike. Kjo si për shkak të precendeteve të kësaj drejtësie që janë bërë vendimtarë në ecuritë zgjedhore, por sidomos lidhur me vlerat që përpiqet të vërë në zbatim.

Në qasjen e vendeve të zhvilluara, procesi zgjedhor nuk përbën një administrim aritmetik të shumatoreve të vullneteve të qytetarëve, por konsiderohet si momenti ku vlerat perëndimore duhet të arrijnë manifestimin më të lartë.

 

Drejtësia Zgjedhore është përpjekja që, në sajë të shtratit ligjor, përgjatë regjimit elektoral të manifestohen këto vlera të artikuluara në një seri aktesh, dokumentash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, në të cilat edhe Shqipëria aderon dhe është zotuar në zbatimin e tyre.

 

 

Shoqëria dhe politika shqipare e gjendur në kompleksin e një sistemi drejtësie në tërësi në impass dhe të akuzuar si thelbësisht e korruptuar, e shikon edhe Drejtësinë Zgjedhore si një alternativë më shumë për të ndërhyrë padrejtësisht ose deri duke manipuluar procesin zgjedhor.

Kjo qasje në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, u artikulua gjerësisht prej aktorëve politikë si dhe prej institucioneve përgjegjëse për dhënien e drejtësisë zgjedhore, si Komisioni Qendror Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor.

 

Mos bërje pis e procesit” apo “rreziku i rinumërimit të fletëve të votimit” kanë qenë dy prej frazave kryesore të përdorura prej tërë aktorëve të rëndësishëm zgjedhorë, për të rrëzuar tërë kontestimet e ngritura prej subjekteve zgjedhore, sidomos atyre minore. Argumentime këto që nuk gjejnë bazë as në dokumenta ndërkombëtarë mbi rregullimin e proceve zgjedhor, si dhe as në kuadrin ligjor shqiptar.

 

 

Nga ana tjetër, të përkushtuar për të nxituar në përmbylljen e tërë procesit zgjedhor të pa prekur prej kontestimeve, institucionet e ngarkuara për dhënien e drejtësisë zgjedhore në disa momente ceduan në zbatimin e vlerave më jetike të një procesi të rregullt ligjor apo të funksionimit korrekt të institucioneve publike.

 

Përmendim këtu si më kryesorin faktin e zhvendosjes së Kolegjit Zgjedhor nga pozicioni i tij ligjor që i jep Kodi Zgjedhor duke dubluar në disa raste Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në disa raste të tjera Gjykatën Kushtetuese.

Ndonëse një trupë gjyqësore speciale zgjedhore, ajo ka ndërmarrë edhe tagra ekzekutivë të administrimit zgjedhor, edhe tagra të një gjykate ligji në argumentime të pa bazuara në Kodin Zgjedhor duke u bërë kështu burim i së drejtës zgjedhore.

 

Shembull tjetër është cënimi i parimit më thelbësor të një procesi të rregullt ligjor prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgjatë vendimmarrjes së tij, sikundër është ai i prezumimit të pafajësisë.

Kjo e evidentuar në rastin e pranimit të kërkesës së Partisë Demokratike për ç’regjistrimin e kandidaturës së vet për Kryetar të Bashkisë Këlcyrë. Ky ç’regjistrim u krye në retorikën e dekriminalizimit, ndonëse kuadri ligjor shqiptar nuk e kërkon pastërtinë penale të kandidaturave për Kryetarë të njësive vendore.

 

Gjatë vëzhgimit u vërejt gjithashtu se Kolegji Zgjedhor dhe KQZ-ja ceduan në disa raste edhe në zbatimin e parimit të koherencës (stare decis) në vendimmarrjen e tyre, si dhe në zbatimin e parimit të informimit publik gjatë punës së tyre, çka përbëjnë garanci tepër jetike për një proces ligjor.

 

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendore ashtu siç ka ngulmuar përgjatë punës së tij, ngre shqetësimin se nga moszbatimi i ligjit si shfaqje diskrecionaliteti dhe deri tek injorimi i tij prej institucioneve zgjedhore, jo vetëm dëmtohet rëndë procesi zgjedhor, por vendosen precedentë negativë.

Këta precendentë vihet re se nga një proces zgjedhor në tjetrin, po vetëshndërrohen në praktika institucionale duke e vënë në pikëpyetje efikasitetin e çdo reforme zgjedhore në që mund të merret në vijimësi.

 

 

Në çmimin dhe mbi vëzhgimin e kryer prej Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, reforma e ardhshme në Kodin Zgjedhor duhet të ketë në objektiv të vetin kryesor Sistemin e Zgjidhjes së Çështjeve Zgjedhore.

Reforma duhet të nisë që prej ristrukturimit të Kodit Zgjedhor në një Kod Proçedurial Zgjedhor dhe deri në rimodelimin qartë të tërë Sistemit të Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore.

 

 

 

Më poshtë gjeni “Përmbajtjen” e Raportit. Për Raportin e plotë klikoni KËTU.


PËRMBAJTJA 

I. Hyrje      

II. Sistemi Shqiptar i Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore

III. Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore

 

IV. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore

IV.1. Pavarësia dhe paanshmëria (objektive dhe subjektive)

 

IV.2. Mjetet efektive për për t’u ankuar ndaj vendimeve administrative

 

IV.3. Drejtësia Zgjedhore si garancia më e lartë e procesit zgjedhor

IV.4. Inkoherenca në vendimmarrje

IV.5. Shkelja e prezumimit të pafajësisë

V. Kolegji Zgjedhor në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore

 

V.1. Dublimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i Gjykatës Kushtetuese

 

V.2. Kolegji Zgjedhor si burim i së drejtës zgjedhore, rasti i kandidaturës së njësisë vendore Bashkia Kurbin

 

V.3. Kolegji Zgjedhor si burim i së drejtës zgjedhore, rasti i regjistrimit të dy subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 21 Qershorit 2015

VI. Vlerësim i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë

VII. Fjalorth



============================================================


Ky publikim u prodhua me ndihmën e Bashkimit Europian.

--------------------------------------------------------------------------------

Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

 

 

Aksioni i Monitorimit të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) për Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit 2015 u bë i mundur me mbështetjen e:

 - Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë,

 - Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA)  dhe

 - Delegacionit të Bashkimit Europian (BE) në Tiranë,

   si edhe

- të kontributit vullnetar të aktivistëve të të 33 organizatave të KVV-së përgjatë realizimit të aksionit të monitorimit.


 

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore