‘‘

’’




Monitorimi i procesit të Reformës Zgjedhore


Kuadri ligjor zgjedhor në Shqipëri në historikun e tij ka patur tre Kode Zgjedhore (2000, 2003 dhe 2008), në funksion të të cilëve janë ndërmarrë shtatë procese legjislative.
Procesi i reformimit legjislativ, i cili ka marrë jetë me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në Dhjetor 2016, shënon të jetë i teti në këtë përvojë. Vlen të theksohet se këto procese legjislative janë karakterizuar nga debate të forta të tejzgjatura dhe me dakortësi të momentit të fundit pas dyerve të mbyllura.

Informacioni i sistematizuar në përmbajtje të kësaj faqe është në përpjekje për të realizuar një transparencë sa më të plotë përgjatë gjithë procesit legjislativ aktual, por edhe për ato të kryera më parë.
Transparenca e kryer këtu do të evidentojë dokumentat e paketave amenduese të paraqitura, publikimin ose jo të procesverbaleve të seancave, të dhëna për ecurinë e seancave, si dhe të dhëna rrethanore për procesin legjislativ. Në fund ky proces do të shoqërohet në vijueshmëri me përmbledhjet dhe qendrimet e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Monitorimi i punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, i fokusuar në pesë tematikat e sipërmendura, synon bërjen e transparencës dhe vlerësimit ndaj punës së Komisionit deri në konkludimin e amendimeve ligjore.
Nga ana tjetër ky monitorim ndërmerret edhe në nxitje të një procesi legjislativ sa më publik dhe gjithëpërfshirës në diskutime.

Aksioni i monitorimit të procesit të Reformës Zgjedhore është pjesë e projektit mbi “Adresimin e korrupsionit zgjedhor si një nga kërcënimet më të mëdha të zhvillimit të demokracisë si dhe nevoja për demokracinë direkte” të realizuar nga KRIIK në bashkëpunim me KVV dhe të mbështetur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.





Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) është në ndjekje të procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kolonjë.

Deri më tani është ndjekur veprimtaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe operatorëve të tjerë zgjedhorë, ecuria e procesit për përgatitjen e ditës së zgjedhjeve dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore.

 

   Në këtë kuadër KVV publikoi me datë 16 Nëntor 2016 një dokument si një QENDRIM PUBLIK ndaj ecurisë së deri tanishme të procesit.

 

Në frymën e veprimtarisë së Koalicionit, në monitorimin e proceseve jo ngushtësisht në terma zgjedhorë, por edhe në forcimin e demokracisë dhe mirëqeverisjen në vend, dokumenti është një analizë e procesit në kontekstin e gjerë. Dokumenti me gjetjet mbi ecurinë e procesit zgjedhor në vetvete parashikohet të publikohet pas shpalljes së rezultatit.

 

   Në analizën e procesit zgjedhor, Qendrimi Publik  ndalet në katër çështje si: Precedenti i Zgjedhjeve në Bashkinë Dibër, Fushata Zgjedhore në Bashkinë Kolonjë, Reformën Administrative-Territoriale dhe Politizimin e Qeverisjes Vendore.

Në të katërta këto pikëvështrime, përpiqet të ngrihet shqetësimi i ecurisë institucionale dhe qeverisjes në vend.

 

   Problematikat dhe shqetësimet në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, krahasuar edhe me ecurinë në Bashkinë Dibër, shihen si pjesë e një fenomeni më madhor.

KVV vlerëson se ka një vazhdimësi në përpjekjet e partive politike në politizimin e qeverisjes vendore dhe funksionalizimin e saj ndaj qeverisjes qendrore dhe debatit politik. Përpjekje që jo vetëm kërcënojnë traditën e brishtë të qeverisjes vendore në vend dhe nismave më të fundit të legjslatorit në forcimin e qeverisjes vendore, por ajo që përbën shqetësimin më madhor ka të bëjë me relativizimin e kësaj qasje.

Vijueshmëria e këtyre fenomeneve në proceset zgjedhore po imponohet si normalitet që prej lidershipeve politike, strukturave lokale partiake dhe deri tek vetë qytetarët.

 

   Nga vëzhgimi i kryer së fundmi, por dhe në përvojën e deri më sotme, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ngre me forcë shqetësimin se përvojat jo të suksesshme deri më sot të proceseve zgjedhore, kriza e vazhdueshme e demokracisë shqiptare, po deformojnë pritshmëritë dhe besimin e qytetarëve ndaj proceseve zgjedhore apo edhe vetë demokracisë.

 

 

Tekstin e plotë e gjeni më poshtë apo Dokumentin në formatin .pdf  mund ta shkarkoni KËTU .

 

Tiranë, më 16 Nëntor 2016!

Lexo të plotë
Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016

Nisja e menjëhershme e punës prej Komisionit Parlamentar, domosdoshmëri për mosdështimin e Procesit të Reformës Zgjedhore !
24/10/2016

Moskonsensusi politik i anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve në përzgjedhjen e dy prej katër kandidaturave, detyrim për rishpalljen sërish të vendit vakant të Kryetarit të KQZ-së !
17/10/2016

Tryeza e rrumbullaket “Kostot e Demokracisë; Financat e partive politike si perspektivë në diskutimin publik dhe pjesë e Reformës Zgjedhore” !
12/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore